Nga vjeshta e vitit 2024, qytetarët e vendeve të BE-së më nuk do të kenë nevojë për pajisje dhe kabllo tjera për mbushjen e telefonave dhe pajisjeve tjera mobile sa herë që blejnë pajisje të reja, pasi që do të mund të përdorin një mbushës për pajisjet e tyre të vogla dhe të mesme mobile.
Kjo dilemë është zgjedhur rrugëve ligjore gjatë ditës së sotme në Parlamentin Evropian, pas shumë diskutimeve shumëvjeçare mes Parlamentit dhe vendeve anëtare të BE-së, transmeton Telegrafi.
Siç kanë bërë të ditur nga PE-ja, ky ligj është përpjekje e Bashkimit Evropian që prodhimet të jenë më të qëndrueshme, që të zvogëlohen mbetjet teknologjike dhe të lehtësohet jeta e përdoruesve të pajisjeve elektronike.
E për të hyrë në fuqi dhe të fillojë të aplikohet, banorët e vendeve të BE-së do të duhet të presin edhe dy vite.
Telefonat mobil, tabletët, dëgjueset, kamera digjitale, tastiera, konzolat për videolojëra e altoparlantët mobil që mund të mbushen me kabllo, do të duhej të pajisen me portin USB-C, pavarësisht se kush i prodhon ato.
Laptopët gjithashtu duhet t’i nënshtrohen këtij kriteri, në një afat prej 40 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Shpejtësia e mbushjes gjithashtu është e rregulluar me ligj. E kjo kabllo mbushëse nuk vlen për brushat elektrike të dhëmbëve e as në makineritë e rrojës. /Telegrafi/