Kryetari i AAK-së, Nazim Gagica, priti në takim deputetet e Parlamentit të Kosovës nga radhët e Aleancëes për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga Shefi i Grupit Parlamentar, z. Besnik Tahiri.
Kryetari i degës së Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica, me bashkëpunëtorë, i informuan deputetët për zhvillimet e gjithmbarshme në Komunën e Gjilanit.
Së bashku ndanë mendimin se Gjilani për herë të parë dhe të fundit ka përjetuar investime kapitale qindra miliona euro vetëm në kohën e Qeverisë Haradinaj. Disa projekte janë stopuar nga Qeveria Kurti, disa janë eliminuar e asgjë nuk i ka mbetur Gjilanit.
Magjistralet Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj, janë shndërruar në rrugë të vdekjes, ku çdo ditë më së paku i kemi disa aksidente, e jo rrallë herë edhe me fatalitet.
AAK në Gjilan është konsoliduar si asnjëherë më parë. Ish-anëtarë me kredibilitet të lartë intelektual, kombëtar e politik kanë nis të rikthehen sepse vlerësimi i tyre është se Aleanca dhe Haradinaj janë alternativa e vetme që paraqet zhvillim ekonomik e paqe të qëndrueshme.
Dega në Gjilan i është mirënjohës Grupit Parlamentar të AAK-së i cili është zëri i vetëm opozitar në Kuvendin e Republikës, dhe për trajtimin e temave me interes për vendin dhe qytetarët nga deputetët tanë.