Në prag të ndeshjes së dhjetë kampionale, 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐊𝐅 𝐓𝐫𝐞𝐩𝐜̧𝐚 𝟖𝟗’, kryetrajneri 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 dhe futbollisti, 𝑴𝒖𝒉𝒂𝒓𝒓𝒆𝒎 𝑱𝒂𝒔𝒉𝒂𝒓𝒊 njoftuan për përgatitjet dhe atmoferën në klub.
Trajneri 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se DRITA duhet të qaset me përgjegjësi dhe të shfrytëzoj potencialin që ka.
“Kemi mësuar shumë nga ndeshja e kaluar, sepse gjithmonë Trepça 89’ ka pasur futbollistë cilësorë dhe ka treguar lojë të bukur. Pa diskutim që të gjitha energjitë dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e nesërme. Kemi marrë të gjitha masat për të mbyll pikat e tyre të forta dhe për të shfrytëzuar potencialin tonë. Me shumë syqelësi dhe përgjegjësi do të futemi në ndeshje që nga minuta e parë, duke kërkuar lojë të bukur nga futbollistët për të shkuar te ai tre pikëshi, i cili është shumë i rëndësishëm”, ka thënë 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Ndërsa, futbollisti ynë, 𝑴𝒖𝒉𝒂𝒓𝒓𝒆𝒎 𝑱𝒂𝒔𝒉𝒂𝒓𝒊 potencoi se nesër pritet të zhvillohet një përballje e fortë dhe interesante.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë duke parë edhe kualitetin që e ka Trepça 89’ brenda skkuadrës. Po ashtu jemi përballë në xhiron e parë dhe i dijmë pikat e forta e të dopta të tyre, gjë që e bënë ndeshjen një përballje të fortë. Do të jetë ndeshje interesante me futboll të hapur, sepse edhe ata luajnë sikurse ne. Por, ne jemi përgatitur maksimalisht që ta fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë 𝑱𝒂𝒔𝒉𝒂𝒓𝒊.
Gjatë konferencës u diskutua për ecurinë e deritanishme, rezultatet dhe rivalitetin në pjesën e mbetur të kampionatit.
Në këtë rast, trajneri 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 tha se FC DRITA asnjëherë nuk është e vetëkënaqur me sukseset dhe nga ndeshja në ndeshje kërkon më tepër.
“E shohim si ecuri pozitive, por gjithmonë duhet të kërkojmë më tepër. Asnjëhere nuk do të kënaqemi me sukseset e arritura dhe nuk do t’i vëmë vetes limite, sepse kemi mundësi dhe cilësi të bëjmë edhe më tepër. Ekipi është i kompletuar dhe tashmë njohin njëri-tjetrin. Personalisht, më plotëson skuadra se si është duke luajtur dhe sigurisht që ka vend gjithmonë për t’u përmirësuar nga ndeshje në ndeshje. Tashmë i njohim skuadrat kundërshtare dhe po shohim një kampionat të rivalizuar, ku në cdo ndeshje duhet të bësh maksimumin për të marrë më të mirën. Kemi shumë ndeshje deri në fund duhet t’i marrim një nga një, pastaj të shohim ecurinë.”, ka përfunduar 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Rezultatet e ciklit të parë janë motivuese edhe për futbollistët, por sipas 𝑱𝒂𝒔𝒉𝒂𝒓𝒊t DRITA synon të ketë këtë vazhdimësi.
“Kemi ecuri pozitive pa asnjë humbje, por tani fillon cikli i dytë dhe sigurisht që mundemi edhe më shumë. Kemi një ekip kualitativ dhe stabil dhe mendoj se duhet të vazhdojmë me fitore e të mos pranojmë humbje. Tani në klub atmosfera është pozitive dhe jemi të kombinuar, kështu që vazhdojmë përpara”, përfundoi 𝑱𝒂𝒔𝒉𝒂𝒓𝒊.
Për ndeshjen e nesërme janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç Drilon Islamit, i cili ka një shqetësim të vogël.
Ndeshja 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐊𝐅 𝐓𝐫𝐞𝐩𝐜̧𝐚 ❜𝟖𝟗 zhvillohet të shtunën, ora 𝟏𝟑:𝟎𝟎 në Stadiumin Ndihmës (te rrethi).