Ka përfunduar ndeshja e xhiros së 10-të mes Dritës dhe Trepçës’89 me rezultat 3 me 1 në të mirë të vendasve.
Golin e parë për Dritën shënoi në pjesën parë Muharrem Jashari, ku pas këtij goli skuadra vendase vazhdoi me lojë të mirë.
Në pjesën e dytë Drita shënoi edhe dy gola, Besnik Krasniqi përmes penaltis dyfishoi epërsin, kurse pas një gabimi të mbrojtjës së Trepçës’89, shënoi sulmuesi Ardit Tahiri.
Golin e vetëm në këtë takim për Trepçën’89, e shënoi Ardian Muja.
Skuadra e Dritës tani është lidere e Superligës dhe ka 24 pikë.