Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dorëheqja e ministrit Rifat Latifi është paaftësi e kryeministrit Albin Kurti, për të organizuar punën e qeverisë.
Sipas tij, duhet kërkuar përgjegjësi edhe nga kryeministri për dorëheqjen e Latifit.
“Ndryshimi i tre ministrave në vetëm një vit e gjysmë nuk mund të jetë problem i vetë ministrave. Jo, ky është problem i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së Kurtit për të organizuar punën e qeverisë. Për dorëheqjen e fundit të Latifit, ministrit të tretë me radhë, nuk duhet të kërkojmë përgjegjësi vetëm nga ministrat, por edhe nga kryeministri”, ka thënë Abdixhiku.