Prishtina sot u mposht nga Dukagjini me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 10-të të Superligës së Kosovës.
Tri fitore, tri humbje dhe tre barazime është bilanci aktual i klubit nga kryeqyteti që drejtohet nga Ismet Munishi.
Por trajneri i famshëm i futbollit kosovar ende nuk e ka shijuar fitoren në “Fadil Vokrri”.
Të vetmen fitore si vendas e ka kundër Malishevës dhe ajo ndeshje u zhvillua në një stadium neutral. /IndeksOnline/