SC Gjilani barazoi si mysafirë 1 me 1 me Ferizajin.
Ferizaji kaloi në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Arbnor Ramadani shënoi golin e barazimi në pjesën e dytë.
Për gjilanasit kjo ishte ndeshja e pestë pa fitore.
Gjilani vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 15 pikë.