Sot pritet të kemi ndryshim gradual të motit, por përkundër shtimit të vranësirave temperaturat nuk pritet të shënojnë ulje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 22 – 23 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave të cilat në mbrëmje do të fillojnë të kushtëzojnë reshje lokale shiu. Gjatë natës reshje shiu priten në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Të martën na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu në tërë rajonin. Në jug dhe perëndim të Shqipërisë priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e mërkura na pret mot me intervale kohore me diell, por edhe vranësira e rrebeshe lokale shiu të cilat do të vijnë duke u rralluar dhe moti do të ketë tendencë stabilizimi gradual.