Kryeministri Albin Kurti njoftoi se ka pasur një bisedë telefonike me sekretarin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se e kishte informuar zyrtarin e lartë amerikan për progresin e vazhdueshëm në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.
“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative që në qendër ka njohjen reciproke”, shkroi Kurti.