Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan ka shpërndarë mbi 140 ton farë gruri, ku kanë përfituar 734 fermerë.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se buxheti për bujqësinë në vitin e ardhshëm është 100 për qind më i madh krahasuar me këtë vit.
“Vëmendjen po e kthejmë edhe kah bujqësia”, ka thënë kryetari Hyseni.