Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për secilin produkt të naftës.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.78 euro për litër, për Benzinë 1.41 euro për litër ndërsa për produktin Gas është 0.74 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për datën 16 dhe 17 tetor prej orës 10:00.