E para e diplomacisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar se qytetarët serbe të Kosovës i kanë shndërruar targat e veturave mbi 90 për qind nga “KM” në “RKS”
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur para Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB), për të arriturat e Kosovës në fusha të ndryshme siç është ekonomia, drejtësia dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, po ashtu edhe për synimin e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare siç është Këshilli i Evropës.
Më tej, Gërvalla ka treguar se afati për ndryshimin e targave nga “KM” në “RKS” do të përfundojë edhe dy javë, sepse sipas saj ato janë të paligjshme. Ajo ka thënë se kjo është arsyeje pse “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke kërcënuar me përshkallëzim të situatës në fund të muajit tetor”.
“90 për qind e pronarëve të veturave i kanë zëvendësuar targat nga të paligjshme “KM”, në të ligjshme “RKS”. Vetëm 10 për qind nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por kanë kohë edhe dy javë që ta bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sipas saj, në Veri të vendit, ka ekstremist që janë duk i përndjekur qytetarët e duke i frikësuar pasi që ata janë “duke i shndërruar targat e paligjshme në të ligjshme”.
Pormë tej ajo ka akuzuar misionin e UNMIK-ut, se është duke bërë gabimi të madhe pasi nuk është duke iu dalë në ndihem qytetarëve serb të cilëve po iu digjen veturat nga ekstremistet serb në Veri të Kosovës.