Për ndërtimet e objekteve publike shëndetësore në Kosovë ka ngritur “kritika” neurokirurgu, Talat Gjinolli.
Sipas tij, ndërtimi i objekteve publike shëndetësore pa system shëndetësor funksional janë dilentantizëm dhe abuzim i pastër I parasë publike.
“Planifikimi dhe ndërtimi i objekteve publike shëndetësore, pa SISTEM shëndetësor funksional, thjesht është diletantizëm, në mos “abuzim” i pastër me paranë publike”, ka shkruar ai në Facebook.
“Kemi SEKTOR por JO SISTEM shëndetësor”, ka shkruar tutje ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtarit të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Muhamedali Kodra.
Ai thotë se nuk kemi nevojë për objekte dhe spitaleve të reja shëndetësore, pasi që, sipas tij, kërkesat e tilla kanë qëllim shpërqëndrimin dhe “blerjen” e kohës për zgjatjen e kësaj gjendje në shëndetësi.
“Të gjithë e dijmë që nuk kemi nevojë për objekte dhe spitale të tjera. Edhe sponzoruesit e kësaj ideje e dine”, ka komentuar ai në postimin e neurokirurgut.
“Kërkesat e këtilla më shumë e kanë qëllim shpërqëndrimin nga reforma (blerje kohe për zgjatjen e kësaj gjendje) se sa në fakt realizimin e kërkesave të tilla”, është shprehur tutje. /Gazeta Shneta/