Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka diskutuar sot me kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen finale me Serbinë.
Ai ka thënë se në takimin mbi një orësh mes tij dhe Kurtit është diskutuar për përmbajtjen e marrëveshjes finale, si dhe për preambulën e saj.
Ai tha se i kanë diskutuar të gjitha nenet që duhet të përfshin në Marrëveshje si dhe si kërkesë e ka pasur që SHBA-të të jenë garantues i marrëveshjes dhe ajo të nënshkruhet në Uashington.
“Tema ishte marrëveshja final me Serbinë për njohje reciproke, e diskutuam procesin, marrëveshjen sfidat që i ka Kosova, ishte një takim me përmbajtje. E kemi diskutuar përmbajtjen e marrëveshjes me Serbinë”, tha Haradinaj.
“Në diskutim për të gjitha nenet e marrëveshjes kemi provu me jap kontributin tonë si Aleancë që Kosova të arrij sukses në këtë proces, bashkë me aleatët dughet të vazhdojmë. Ky proces duhet ta ketë edhe vulën ë Amerikës jo vetëm përkrahjen e Amerikës. Duhet të nënshkruhet nga niveli i njejt amerikan nuk mund të konsiderohet i sigurt pa vulën e Amerikës, duhet të nënshkruhet në dialog”, ka thënë kryetari i AAK-së.