Drejtoresha e shkollës në Kçiq të Madh, Ardita Brahimi nuk po e heq nga dora metrën duke matur drutë e shkollës.
Ajo edhe sot është shfaqur me metër në dorë duke i matur drutë.
Interesante është këmbëngulja e saj që të pranojë vetëm dru bungu për shkollën që drejton, ani pse në fotografitë e ditës së djeshme shihen edhe lloje tjera druri.
Brahimi insiston në cilësi të drurit.
Dje po ashtu drejtoresha publikoi fotografi nga vendi i ngjarjes duke i matur drutë dhe duke u lavdëruar se është e para që ka pasur guximin t’i matë drutë furnizuesit të shkollave me lëndë djegëse që vije nga Kaçandolli.
Postimi i sotëm:
Dita e dytë e pranimit lëndve djegëse (dutë).
Po, po edhe ate dru bungu.
Nuk pranojmë cilësi drurit tjetër.