“Familjare nuk jemi, jemi kushërira shumë të largëta që nuk mund ta zhbëjë historinë familjare dhe absolutisht kjo nuk ka ndonjë relevancë se a jam unë familjare apo jo, qoftë e afërt apo e largët e presidentes. Kështu që kjo pyetje, mos u kapni në këtë kahje. Presidentja e ka profesionin e vet, jetën e vet, zhvillimin e karrierës së vet, unë e kam timen dhe absolut nuk na lidh kurrgjë tjetër përveç një lidhjeje gjaku e largët”, ka thënë ajo në Dukagjin.
Por ishte vet Osmani, që dikur si deputete opozitare nepotizmin e radhiste si njërin prej shkaktarëve për ikjet masive të të rinjve nga Kosova.
Në një status të vitit 2013 Osmani thoshte se ‘PDK dhe kryeministri i saj në ikje Hashim Thaçi e kanë shndërruar Kosovën në burim të refugjatëve dhe azilkërkuesve në Evropë.’
Sipas saj pamjet tmerruese të shqiptarëve të ikur nga të Kosova nga shantazhi, nepotizmi, kërcënimi, zhvatja e haraçi tregojnë për fytyrën e vërtetë të këtij regjimi gjysmë-autoritarë.
“Kjo qeveri ka bërë që sot Kosova të jetë shteti i nëntë më i mjerë në botë dhe i treti në botë për nga numri i azilkërkuesve duke e nëpërkëmbur kështu dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të saj. Çka tjetër duhet të ndodhë që ky regjim të rrëzohet ashtu siç e meriton!?”, kishte shkruar Osmani në vitin 2013.
Por që, edhe pas ardhjes së Osmanit në pushtet nuk u ndalën nepotizmi e ikjet masive të qytetarëve nga Kosova. /Insajderi/