E pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që të shtyhet ky afat, kjo nuk do të ndodhë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky afat nuk do të shtyhet dhe po punohet që të përmbyllet në fund të tetorit.
“Liria e lëvizjes, barazia por edhe sundimi i ligjit janë prioritet tona. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë fushatën intensive anë mbanë Kosovës që deri më 31 tetor ky proces të përmbyllet”, thuhet në njoftim.
E këtë e ka konfirmuar edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani.
Sipas Osmanit, në esencë kjo është çështje e sundimit të ligjit në ato pjesë.
“Shtyrja e vazhdueshme nënkupton që po tolerohen këto kërcënime të bandave kriminale në raport me serbët lokalë. Prandaj, po e themi që kjo mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, nuk është kurrsesi kundër serbëve”, tha Osmani.
Ndërsa eksperti i sigurisë Bedri Elezi, thotë se kjo shtyrje duhet të ketë një afat më të shkurtë.
Sipas Elezit, ekzekutivi duhet të ketë koordinim edhe me ndërkombëtarët për këtë çështje.
Për gati dy muaj, vetëm 15 qytetarë serbë i kanë konvertuar targat e automjeteve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Prej tyre, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme gjashtë janë nga regjioni i Gjilanit, pesë nga Mitrovica, dy nga Peja dhe dy nga Prishtina.