FC Drita ia ka dalur të fitojë përballjen kundër Ferizajit, falë golit që shënoi nga penalltia Besnik Krasniqi në minutën e 90+.
Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për skuadrën e Nuhit, pasi dihet se shumë ish lojtarë të Dritës tani janë duke mbrojtur ngjyrat e Ferizajit.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, edhe pse skuadra e FC Dritës dominonte gjatë gjithë kësaj pjese.
Skuadra gjilanase ishte më kërkuese në pjesën e dytë, inkuadrimi i Almir Ajzeraj i’u solli telashe skuadrës së Ferizajit, ku ndaj tij u shkaktua ndërhyrje e pa lejueshme në zonën e 16 metërshit.
Përgjegjësin për të ekzekutuar penaltin e morri Besnik Krasniqi, i cili shënoi në minutën 90+ dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Pas kësaj fitore Drita është lider me 30 pikë të tubuara në 13 xhirot e fundit.