Fuqia e Rinisë në Kosovë është dëshmuar historikisht, me ta ka nisur çdo proces i rëndësishëm për lirinë dhe ndërtimin e shtetit.
Askush sikur rinia nuk e ka vullnetin, dëshirën, guximin dhe vizionin për të ardhmen e shoqërisë dhe zhvillimin e vendit tonë.
Për të gjithë Ne, rinia ishte adresa jonë e parë që na mundësoi rrugëtimin për kontributin për parti e shtet. Ne do të vazhdojmë të jemi shpresë për qytetarin dhe duhet të fokusohemi te e ardhmja e përbashkët.
Rinia duhet të rritet e forcohet edhe në Gjilan, sot në degën e PDK-së bashkë me RDK-në kemi formuar komisionin për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në rini, si dhe kemi miratuar planin e aktiviteteve të fushatës, e cila do të zgjasë deri më 20 nëntor 2022.
Ftojë të gjithë të rinjët e Gjilanit që e kanë moshën e angazhimit politik, që të afrohen me ne dhe të bëhen pjesë e zgjedhjeve të RDK-së.
Angazhimi juaj përmes Rinisë Demokratike të Kosovës, është rrugë e mundësive reale për të ndryshuar jetën tuaj dhe të të tjerëve.
Andaj ejani dhe na bashkohuni në rrugën tonë të suksesit, të ndryshimit për të mirën tonë të përbashkët, për Gjilanin dhe vendin tonë.