Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se nuk do të ketë shtyrje të afatit për konvertimin e targave ilegale “KM” në ato RKS.
Vuçiq tha se do të jetë me serbët e Kosovës, të cilët sipas tij, “kanë treguar se nuk duan të dëgjojnë Albin Kurtin, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, presidenti serb tha se reagimi i ndërkombëtarëve nuk mund të pritet, pasi sipas tij, i gjithë QUINT-i do të thonë se janë kundër, ndonëse i kërkuan Prishtinës shtyrje, por kryeministri Kurti ishte kundër, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot gjatë ditës ishte i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ai i cili tha se nuk do të ketë shtyrje të afatit për konvertimin e targave.
Tutje, ai tha se ky vendim nuk është kundër serbëve të Kosovës apo për inat të tyre.