Sot është mbajtur konferenca e dytë e kryetarëve të komunave juglindore.
Kjo konferencë ishte nën organizimin e Komandës Regjionale të Lindjes nga KFOR-i dhe komunës së Vitisë.
Nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka treguar se kjo konferencë ka për qëllim ofrimin e bashkëpunimit me komunat juglindore për të identifikuar sfidat përbashkëta si dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre.
Nën organizimin e Komandës Regjionale të Lindjes nga KFOR-i dhe komunës së Vitisë si nikoqire e konferencës së dytë të kryetarëve të komunave juglindore, sot mora pjesë në emër të kryetarit të komunës dhe në emrin tim personal.
Pasi i ofruam një letërnjoftim lidhur me komunën tonë dhe potencialin e saj, gjithashtu folëm edhe për prioritetet e komunës sonë siq janë: zona ekonomike, autostrada, stadiumi, lumi Stanishorka…
Duke vlerësuar rëndësinë e konferencës e cila kishte dy tema prioritet i prioriteteve tona siq janë zgjidhja e qasjes së problemit të ujit të pijshëm dhe menaxhimi i mbeturinave, të cilat kanë të bëjnë drejpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve tanë, kontribuam të gjithë të pranishmit, unanimisht.
Falenderuam KFOR-in Amerikan për kontributin e tyre të vazhdueshëm që kanë dhënë dhe po japin për shoqërinë duke i përshëndetur komandantët në ikje si dhe duke i uruar komandantën në ardhje.👏🏻👏🏻👏🏻
Si dhe ofrimin e bashkëpunimit me komunat juglindore për të identifikuar sfidat përbashkëta si dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase për mirëqenjen e qytetarëve në përgjithësi! 💦🏡🌳