Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të hënën janë ekzekutuar pagat për punonjësit e sektorit publik.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se shtesa prej 50 eurosh që është masë mbështetëse pritet të ekzekutohet të martën.
“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”, shkroi ndër tjerash ai.
Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator.
Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.
Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto.