Pejë- Pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihet se në një shtëpi të pleqve në Pejë, ushtrohej dhunë fizike ndaj një të moshuare nga anëtaret e stafit, dy prokurorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Dy prokurorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me njësitin policor, për të arrë hapa të mëtutjeshëm”, tha Nikçi,
Ndryshe, në videon që po qarkullon në rrjete sociale, shihet se si një punonjëse, sulmon të moshuarën, ndërsa ngjarja po xhirohej nga të tjerat dhe dëgjohen edhe të qeshurat. /BetimipërDrejtësi