Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë është shprehur tejet e shqetësuar me pamjet e shfaqura në media ku një punonjëse e një shtëpie për të moshuar në Pejë, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.
Sipas kësaj ode, sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe thuhet se është në verifkim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj apo siç ndodhë shpesh institucionet angazhojnë persona të pa kualifikuar e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor.
“Sjelljet e tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë andaj OIK i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar dhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK, do të veprohet konfirm legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagimin e OIK.