Për herë të parë në historinë e sportit të Kosovës, Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me zyrtarët e Sportit në bashkëpunim me klubet sportive dhe sportistët individual, krijon Unionin e Sportit Lokal si hallkë lidhëse e nevojshme konstatuar nga ekspertët ndërkombëtarë të sportit gjatë përpilimit të Strategjisë për Sport në nivel nacional.
Procesi i krijimit të këtij organizimi filloi nga diskutimi publik që u mbajt me sportistë me datë 07.10.2022 duke vazhduar me kategorizimin e sporteve dhe zgjedhjen e 6 anëtarëve si përfaqësues të tyre në Unionin Sportiv të Gjilanit.
Sot, me datë 03.11.2022 u bë dhe zyrtarizimi i këtij grupi jo-formal ku u zgjedh dhe Kryetari i Unionit z.Lorik Ilazi dhe Nënkryetar z.Alban Beqiri.
Ky organizim jo-formal me mandat tre vjeçar ka punët dhe përgjegjësitë e veta me fokus të veçantë forcimin e kapaciteteve të klubeve sportive lokale duke përfaqësuar interesat e tyre, gjithëpërfshirjen, menaxhimin, politikëbërjen në sport, hartimin e strategjive për investime kapitale në sport etj.