Kosova ka nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit, me qëllim të jetësohet tregu i përbashkët rajonal.
Mes marrëveshjeve të nënshkruara është edhe ajo me Bosnjë dhe Hercegovinën, e cila u mundëson qytetarëve të të dyja shteteve të lëvizin pa viza dhe vetëm me letërnjoftim.
Qeveria ka bërë të ditur se kjo marrëveshje hyn në fuqi pas ratifikimit, transmeton Zeri.info.
“Pas ratifikimin të kësaj marrëveshjeje në të dy shtetet, qytetarët tanë do të mundë të udhëtojnë në Bosnjë dhe në Hercegovinë pa viza”, thuhet në një video të publikuar nga Qeveria e Kosovës në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara në Berlin. /Zëri