Në protestën e organizuar në Gjakovë për rastin e dhunës ndaj të moshuarës në një Shtëpi të Pleqve në Pejë, organizata Bashkimi i Femrave ka kërkuar mbylljen e shtëpisë së të moshuarve, raporton Gazeta10.
“Organizata Bashkimi i Femrave gjakovare kërkon mbylljen e shtëpisë së të moshuarve”, ka raportuar gazetarja e Kanal10, Sara Aliu direkt nga Gjakova.
Para pak minutash është bërë një kërkesë e tillë në të njejtin organizim. Ndërkohë protestuesit kanë mbajtur afishe me thirrjet “”Prindërit i kemi amanet – do apo s’do moj e shkretë”.
Kjo protesë është organizuar nga një shoqatë e luftës në Gjakovë.
Kujtojmë se para dy dite në Facebook është publikuar një video ku një infermiere ka sulmuar një të moshuar e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.
Ajo dhe dy kolege të saj tashmë janë në paraburgim si dhe ka pasur një reagim të ashpër të opinionit publik lidhur me këtë rast.