Kryetari Alban Hyseni, sot gjatë ditës ka parë nga afër punimet të cilat janë duke u zhvilluar në dy fshatrat e Gjilanit.
Hyseni përmes një postimi në ‘facebook’, ka treguar se ky projekt ka koston mbi 60 mijë eurove.
Shkrimi i plotë:
Si në qytet, ashtu edhe në fshatra po investojmë në infrastrukturë moderne e shërbime cilësore për banorët
Me banorë rezidentë të fshatit Livoç dhe bashkëpunëtorë, inspektuam nga afër punimet në rregullimin e infrastrukturës të rrugës Livoç i ulët – Livoç i Epërm, projekt ky me vlerë mbi 60 mijë .
Për t’u siguruar që punimet po zhvillohen sipas kritereve, inspektimet për asfaltimin e rrugës i vazhduam edhe në lagjen Arbëria, një ndër lagjet më të mëdha të qytetit në të cilën po investojmë në projekte bashkëkohore në sferat nga më të ndryshmet.