Kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se Partneriteti Publiko Privat(PPP) në komunë është formë dhe aktivitet që do ta zhvillojë edhe më tepër deri më tani duke thënë se ky partneritet nuk po funksionon sic duhet.
Partneriteti Publiko Privat si formë edhe si aktivitet që ne këtë vit do ta zhvillojmë më shumë duke u bazuar në partneritetin egzistues që e kemi i cili nuk po funskionon dhe cilin kemi probleme serioze në zbatim të kontratës ne më tutje po punojmë me aksionarin e madhë që ti tejkalojmë me bonsens dhe me vullnet të mirë gjitha atë qështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin drejt financiar dhe me menaxhimin e drejt puntorëve në Eco-Higjienë.
Komuna tashmë është në negociata për vazhdimin e kontratës së re si pundhënës e jo më si aksionarë duke thënë se komuna është duke punuar që ti tejkaloj problemet në ndërmarrjen Eco-Higjiena.Ne jemi aksionar me 49% dhe jemi punëdhënsi më i madhë në këtë ndërmarrje Komunale dhe shpresoj që invesitori të tërheqet nga egoja e tyre dhe të zbatoj kushte profesionale kontraktuale me Komunën e Gjilanit, Obligimet kontraktuale kanë të bëjnë me investimet në Komunën e Gjilanit të premtuara ndërsa angazhime profesionale me zbatimet e gjitha detyrave ligjora që ligji për ndërrmarje publike parasheh dhe natyrishtë roli jonë do të jetë edhe më tutje konstruktiv dhe pozitiv në tejkalim të kësaj gjendje që po mbretëronë në këtë ndërrmarje.
Lutfi Haziri ka kërkuar nga ta që të heqin dorë nga egot dhe ti përmbushin detyrat ligjora.
Ndërsa puntorët e sektorit privatë në Eco-Higjiena kanë paralajmruar protesta para komunës mirpo janë anuluar për shkaqe ende të panjohura.