Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë momentet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Haradinaj ka thënë se qytetarët në veri duhet të përmbahen dhe ta ruajnë qetësinë.
Tutje, Haradinaj ka thënë se Kosova është shtet i të gjithve.
Haradinaj ka thënë se Kurti duhet të ndalet në shkatërrimin e vendit në të kundërtën do ta ndalin ata me mjete demokratike.
Statusi i plotë:
“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.
Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse.
Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.