Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se do të organizojë javën e regjistrimit të popullsisë prej datës 8 deri më 11 nëntor 2022 në Prishtinë.
Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është pjesa thelbësore e programit statistikor kombëtar.
Përmes një njoftimi për media nga Agjencia e Statistikave të Kosovës është bërë e ditur se regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të realizohet në periudhën kohore 1 shtator-16 tetor 2023, shkruan teve1.info.
“Java e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë që do të mbahet në datat 8-11 nëntor 2022, synon të mbledhë akterët kryesor në vend të nivelit qendror, lokal, regjional e ndërkombëtar për të diskutuar rëndësinë e procesit të Regjistrimit, metodologjinë e qasjet implementuese, modelet dhe praktikat më të mira shtetërore”, thuhet në njoftim.
“Si një ndër projektet më të rëndësishme nacionale, dhe si një numrin zyrtar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, regjistrimi i popullsisë do të realizohet në periudhën kohore 1 shtator-16 tetor 2023”, njofton ASK.
Pjesëmarrja qytetare në regjistrimin, është obligim ligjor, dhe çdo banor i Republikës së Kosovës obligohet që gjatë regjistrimit zyrtarit për regjistrim të ia ofroj të dhënat e sakta për vete dhe të afërmit e tij/saj.
ASK ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë, të dhënat e Regjistrimit të popullsisë do të mblidhen në mënyrë digjitale.
“Metodologjia e Regjistrimit të popullsisë, është në përputhje të plotë me rekomandimet ndërkombëtare të Eurostat dhe OKB-së”, thuhet në njoftim.