Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, ku tha se me të kanë diskutuar rreth situatës në veri të vendit, raporton Teve1.info
Facebook
Twitter
Email
Krasniqi në konferencën për media, tha se nuk ka dalë me një siguri të madhe nga Qeveria për situatën.
“Unë dje ia kam dërguar një letër kryeministrit ku ia ka m shprehur shqetësim lidhur me situatën në veri. Më vjen mirë që ka reflektuar dhe e ka ftuar këtë takim, patëm diskutim rreth asaj se si ka ardhur situata deri këtu. Isha më shumë interesuar të dëgjojë për planet e qeverisë për të menaxhuar këtë situatë. Nuk mund të them se dola me një siguri të madhe se Qeveria e din se në çfarë drejtimesh është duke shkuar dhe çfarë veprime duhet marrë për ta mbajtur situatën nën kontroll” , tha ai.
Po ashtu, Krasniqi tha se lidhur me situatën, Qeveria do ta ketë përkrahjen e PDK-së.
“Me këtë rast ia shpreha qëndrimin e PDK-së, se në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme. Për sa i përket vazhdimësisë të ushtrimit të sovranitet në katër komunat veriore, por edhe mirëmbajtjes së rendit publik, Qeveria duhet të ndërmarrë veprimet që i takojnë dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së qoftë, përmes veprimeve tona në Kuvend apo në çfarëdo mundësie kemi”, u shpreh ai. /Teve1.info/