Lajmin për arrestimin e një të dyshuari e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Një i dyshuar për rastin e dhunimit të 71-vjeçares është arrestuar, të mërkurën në Skenderaj.
Lajmin për Dukagjini e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka deklaruar Zahiti.
Ani pse jo Policia, pretendimet për dhunimin e 71-vjeçares i kishte konfirmuar për Televizioni Dukagjini, Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re”, kanë thënë nga Prokuroria.
Ky rast u raportua të dielën.