Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka vlerësuar lart vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve policor dhe atyre doganor për ruajtjen e sigurisë në vend.
Ai, të shtunën, ka qëndruar në pikën e kalimit kufitar në Jarinje, pak ditë pasi një vizitë të tillë e bëri edhe në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak pas situatës së tensionuar në veri, si rrjedhojë e braktisjes së institucioneve të Kosovës nga pjesëtarët e komunitetit serb.
“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë, ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.