Një gjilanasi i janë futur në shtëpi tre persona të panjohur, njëri prej tyre i armatosur dhe i kanë grabitur para e stoli ari.
Njoftimi i policisë:
Gjilan 15.11.2022-18:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij, ku njëri nga ta ka qenë i armatosur, duke kanosur viktimën i kanë grabitur para të gatshme dhe stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar e as të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.