“Portieri ynë, Faton Maloku dhe mesfushori, Almir Ajzeraj kanë zhvilluar nga 100 ndeshje me klubin tonë në të gjitha kompeticionet, Superligë, Kup dhe në Evropë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Gardiani bardh e kaltër, Maloku u bashkua me Dritën në afatin kalimtar veror në vitin 2019, kurse Ajzeraj që tashmë ka zhvilluar 110 ndeshje u transferua në janar të 2020-ës.
Në edicionin e parë me Dritën, Maloku e Ajzeraj fituan titullin kampion 2019/2020.
“Klubi ju dëshiron shëndet dhe shumë suksese së bashku drejt qëllimeve tona”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.