Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Kllokot-Gjilan do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.
Përmes një njoftimi për media, nga MI-ja kanë thënë se rruga do të qëndrojnë e mbyllur nga 21 nëntori për 15 ditë për shkak të punimeve.
“Ju njoftojmë së për shkak të punimeve në rehabilitimin e një segmenti të rrugës Rajonale R221 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë, deri në fshatin Budrigë e Poshtme, do të mbyllet kjo pjesë e rrugës, nga data 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i mbyllur për 15 ditë për qarkullim prej orës 07:00 deri në orën 18:00 e kësaj rruge. Ju lutemi që gjatë kësaj kohe automjetet jo më të mëdha se 3.5 tonë, të shfrytëzojnë rrugën alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/