Një person është arrestuar në Kaçanik pasi dyshohet se e ka rrahur nënën, të shtunën rreth orës 16.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kaçanik 19.11.2022 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.