Një 12-vjeçare dyshohet se është dhunuar në Ferizaj.
Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e viktimës e cila ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh, njësitë policore kanë arritur të gjejnë viktimën.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.