Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është i shqetësuar për Kosovën, e jo për dështimin e Albin Kurtit.
Sipas tij, shumë kundërshtarë politikë të Kurtit po i gëzohen “fundosjes politike të tij”, por thotë se ai është i shqetësuar për Kosovën, më së shumti.
“E kuptoj sjelljen e plot kundërshtarëve politikë të Kryeministrit që i gëzohen fundosjes politike të tij, por unë jam i shqtësuar, jo për dështimin e Kryeministrit, por për dështimin e të gjithë neve si Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, të martën.
Ish-kryeministri i Kosovës, ka thënë se Kurti e ka sjellur vendin ”buzë shpërthimit”, thotë se “fajtori është Albin Kurti”.
“Sjellja dhe veprimet e Kryeministrit të Kosovës, në raport me situatën e krijuar në vend, gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë jo vetëm e pakuptueshme por edhe e rrezikshme”, ka thënë Haradinaj. Mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat, e ka sjellë situatën buzë shpërthimit”.
Haradinaj ka shtuar se “kemi ardhë në një situatë që do të mund të rrezikonim jetët e qytetarëve të Kosovës por edhe të policëve”.
“E gjithë kjo, për arsye krejt të paqëndrueshme, për ta kthyer situatën e para një muaji, ku kursi i gabuar që kishte zgjedhur Kryeministri, ka shkaktuar dëmë të mëdha, duke asgjësuar një punë të jashtëzakonshme që ishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve për integrimin e serbëve në instutucionet ë vendit”.
Ka shkruar edhe për atë që siç thotë politikani opozitar “Kosova në sytë e perëndimit është shndrruar nga viktima në fajtor.
“Jam tejet i shqetësuar me faktin se sot në sytë e BE dhe të SHBA, Kosova nga viktimë, është shndërruar në fajtor për situatën e krijuar, ndërsa Serbia është shndërruar në partner konstruktiv”, ka deklarur ai.
Haradinaj edhe të hënën i ka kërkuar Kurtit që ta pezullojë vendimin për targat. /Express