Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se marrëveshja e arritur për targat është një marrëveshje e madhe pasi sipas tij, tani procesi i dialogut hyn në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme, ligjërisht të obligueshme.
“Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman përmes marrëveshjes ligjërisht të obligueshme të bëhet çështje e bisedimeve në Bruksel drejt marrëveshjes, dakordim i cili, shtetit tonë që është shtet demokratik ia bashkëngjet edhe një raport normal e evropian me Serbinë”, tha Kurti.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk ishte përfshirë në diskutimet e ditës së hënë.
“Ishte e qartë nga vet deklarata e zv.presidentit të Këshillit Evropian, Borrell, që një gjë e tillë nuk ishte e përfshirë në diskutimet e ditë së hënë, tash ajo figuron saktësisht me status të qartë në paragrafin e parë, nuk ka qenë ditën e hënë në tekstin i cili më është ofruar nua në fund”, tha Kurti.
Kurti këtë marrëveshje e quajti arritje të madhe.
“Kjo është një arritje e madhe sepse procesi i dialogut hyn në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligueshme që do t’i zgjidhe problemet fundamenatele nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare”, shtoi Kurti.