Ardian Nuhiu ka ndërprerë para kohe bashkëpunimin me Dritën e Gjilanit, me të cilën skuadër kishte një kontratë deri verën e vitit 2025. Nuhiu pjesë e skuadrës kosovare ishte nga shkurti i vitit 2019-të, ndërsa në edicionin 2019/2020, i njëjti arriti që të shpallet kampion me këtë skuadër në Superligën e Kosovës.
Përveç këtij suksesi, i njëjti me Dritën shkëlqeu edhe në Kupat Europiane, duke lënë përshtypje shumë të mirë dhe duke i bërë një reklamë të madhe futbollit të Kosovës.
Ndërkohë sa i përket destinacionit të tij të ardhshëm, Nuhiu në Konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të organizuar nga drejtuesit e klubit kosovar, shkurtimisht u përgjigjë: “Destinacioni im i radhës është familja. Dua të falënderojë ata. Kanë bërë një sakrificë katër vjeçare. Duhet të presim. Do të qetësohemi, do të mendojmë gjërat mirë, pastaj të shohim”.