ShFMU “Thimi Mitko” e Gjilanit, është fituese e projektit për pajisje laboratorike të shkencave të natyrës: Fizikë, Kimi, Biologji, në vlerë rreth 50.000€, bëjnë të ditur drejtuesit e kësaj shkolle.
Zëvendësdrejtoresha e kësaj shkolle, Zyrije Shala në emër të drejtorisë së shkollës ka bërë me dije se është bërë një punë e mirë ekipore dhe se projekti është inicuar nga vetë shkolla dhe është aprovuar nga MASHTI.
“Ky është një motiv për të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit. Prandaj, jemi falënderues për çdo njërin që kontribuoi në këtë realizimin e këtij projekti”, ka thënë zëvendësdrejtoresha Shala, në emër të drejtorisë së kësaj shkolle.