Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, njëherësh nënkretar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, në vigjilje të festave të nëntorit, ka vazhduar me ciklin e debateve “LDK ju dëgjon” me strukturat në lagjeve, Qendra, Lagjja e Xhamisë së Vogël, Iliria e Fidanishte
Kryetari z. Haziri, i cili shoqërohej nga shefi i Grupit të Këshilltarëve, Avdyl Aliu, asambleeistja Teuta Suliqi dhe bartësit e këtyre nëndegëve, ka falënderuar strukturat e partisë së këtyre Nëndegëve për punën e palodhshme për të mirën e përgjithshme, në çdo fazë, ndërsa tha se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar qytetarët tanë dhe hallet e kërkesat e tyre.
“Në vigjilje të festave të nëntorit, vazhduam debatin “LDK dëgjon” me strukturat e lagjeve, Qendra, Lagjja e Xhamisë së Vogël, Iliria e Fidanishte. Ky ishte vit i humbur për Gjilanin dhe nëse vlerësojmë sipas këtij viti, fatkeqësisht do të jetë mandat i humbur”, u shpreh kryetari z. Haziri.
Strukturat e lagjeve Qendra, Lagjja e Xhamisë së Vogël, Iliria e Fidanishte kanë shfaqur interesim të madh për të kontribuar në debat lidhur me zhvillimet politike në Komunë e në qeverisjen qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.
Të premten LDK vazhdon debatin me strukturat e 2 Korrikut, Dheu i Bardhë dhe Baja.