Riad Rashiti, drejtor i Financave, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se deri më sot ishte afati ligjor për zotimin e mjeteve për shpenzime të investimeve kapitale.
Rashiti ka thënë se komuna e Gjilanit ka realizuar 100% zotimet, ndërsa janë shpenzuar 96% e buxhetit të planifikuar, e që deri më 24 dhjetor kur është dita e fundit e pagesave.
Shkrimi i plotë:
Deri më sot kur ishte afati ligjor për zotimin e mjeteve për shpenzim të investimeve kapitale, nga grantet e qeverisë, komuna e Gjilanit ka realizuar 100% zotimet, ndërsa janë shpenzuar 96% e buxhetit të planifikuar, e që deri më 24 dhjetor kur është dita e fundit e pagesave, ne do të realizojmë 100% të buxhetit për investime kapitale.
Jashtëzakonisht mirë qëndrojmë dhe me realizimin e të hyrave vetanake, kemi tejkalime të planifikimit buxhetor dhe rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e kaluara.
Me menaxhimin e mirë dhe profesionalizmin e stafit të drejtorisë për buxhet dhe financa, rezultatet janë të pamohueshme.
Riad Rashiti, drejtor