Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ndarë disa fotografi nga disa aktivitete të ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Qytetarë të dashur, në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit kam kënaqësinë të ndajë me ju foto nga aktivitetet aktuale që jemi duke realizuar së bashku me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj.
“28 fotografi për 28 Nëntorin tonë të përbashkët! Së bashku jemi më të fortë!”.