Logopedi Fazliu nga Gjilani, Iljasa Fazliu është kthyer në kryetemë gjatë ditës së sotme, pasi që është publikuar një incizim që tregohej sjellja e tij si logoped ndaj një 5-vjeçareje të mitur.
Ai e ofendon e abuzon 5-vjeçaren gjatë një seance, ndërsa familja e vajzës pas dëgjimit të incizimit e kanë sulmuar fizikisht logopedin.
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka bërë të ditur se sjellje të tilla logopedi kishte pasur më herët. E jo që nuk u dënua, por Shërbimi Spitalor Klinik e bëri atë shef të logopedëve.
“Iljasa Fazliu nuk e ka sefte me rastin e 5-vjeçares, sjellje të ngjashme ka pasur në të kaluarën edhe ndaj kolegëve në Klinikë. Pavarësisht kësaj ai emërohet shef në këtë shërbim nga ud. drejtoresha e SHSKUK, të cilin vendim e merr vetëm një muaj pasi u bë vet ud. Dhe kur pyetet për këtë përgjigjet me “Tung”. Kjo është shqetësuese se kah po shkon institucioni i SHSKUK-së?! Kah ja keni qit rrethin kshtu? A ju ka dal dorësh e po e mbroni gabimin e juaj!”, ka shkruar gazetari Vitia në Facebook./Reporteri/