Foto Ilustrim
Një person ka tentuar që të grabitë para nga një market në Gjilan, por i njëjti është kapur nga punëtorët.
Policia ka treguar se tre viktimat, punëtorë në një market, kanë raportuar se i dyshuari nën kërcënimin e armës, u ka grabitur paratë nga arka.
Punëtorët janë ballafaquar me të dyshuarin, kanë arritur ta ndalojnë atë, për ta lajmëruar policinë.
“Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar, si dhe i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishekë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.