Përderisa synojmë të përfshihemi në struktura të larta euro – atlanike dhe të antarësohemi edhe në më shumë organizata botërore të cilat padyshim do ta stimulonin arsimin në vendin tonë, te ne po rrjedh e kundërta, në vend të antarësimeve ne po marrin përjashtime nga to, si rrjedhojë e politizimit të gjithçkaje edhe në sferën e arsimit poashtu. Hapen konkurse formale si nëpër shkolla fillore, të mesme dhe në ato universitare vetëm sa për të thënë që po e respektojmë rregullin e të shpallurit të konkurseve publike, por realisht në ato vende veçse janë të angazhuar punë-kërkuesit. Më pastaj aplikuesit parashtrojnë ankesat të cilat domosdo bien në vesh të shurdhër si pasojë e politizimit edhe të drejtësisë në Kosovë.
Në anën tjetër nëpër shumë diskutime publike që i bëjnë drejtuesit e universiteteve publike dhe private, prodekanët e dekanët si dhe vetë rektorati, ankohen se kanë mungesa kuadrosh me grada shkencore të larta, përkatësisht të Doktoraturës dhe po t’i bësh verifikim pjesës dërmuese të stafit universitar sigurisht që rreth 70% e tyre do të dilnin si staf i pakualifikuar, si nga ana e papërgatitjes profesionale duke mos pasur asnjë publikim shkencor vendor e ndërkombëtar, duke mos qenë njohës e folës i asnjë gjuhe të huaj botërore e lërë më të kenë gradën shkencore ”Doktor Shkence”.
Fenomen tjetër edhe më i keq që po ndodh në këtë periudhë është dhe blerja e diplomave dhe titujve akademik nëpër Kolegje Evropiane Private me shuma të majme vetëm sa për të nxënë një vend pune në universitet, por dhe dhënia e ryshfeteve për të realizuar qëllimet e tyre të punësimit.
Pjesa tjetër që mundohen ta kryejnë me mund e djersë i kanë dyert e mbyllura edhe nëse kanë potencial akademik, nga mospërfillja e çdo arritjeje akademike që mund të kenë.
Gjerësa kjo kapje e shtetit nga politika, ku deputeti e ministri mban një mandat politik dhe më pastaj kyçet në universitet si profesor, prodekan apo dekan, nuk do të ndaloj në vendin tonë nuk do të ketë përparim në asnjë sektor socio – ekonomik të vendit tonë.
Derisa moshat e mesme dhe të shtyerat nuk do të ndërrojnë tërësisht në aspektin e politikë- bërjes duke e menduar të mirën e shtetit e të qytetarëve të tyre, do të ketë stangim edhe në arsim.
Përderisa në çdo konkurs publik në vend se të pyetët për aftësinë e punë-kërkuesit, pyetet se kush “T’KA QU”, nuk do të jenë njerëzit e duhur në vendin e duhur.
Ndaj kush më shumë se rinia e sotme mund ta sjell këtë ndryshim, por ajo don përkrahje e jo denigrim, duke ua pamundësuar të shprehin potencialin e tyre për çka mund të jenë të aftë dhe çka mund të kenë përfunduar në aspekt të shkollimit, vetëm pse nuk bëhen “Këpucë Lëpirës” të pushtetarëve, të cilët në kohë të zgjedhjeve si qendrore, ashtu dhe lokale ua bëjnë Kosovën “ZVICËR”, por pas tyre as nuk i përshendesin, se lëre më t’i trajtojnë hallet e tyre si të shkollimit, njashtu edhe të punësimit…
Por fatkeqësisht kanë mbet vetëm pak njerëz që ia dojnë të mirën këtij vendi…!
Shkruar nga;
Phd. Can. Besjana Rexhepi
Viti