Në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Fillimisht përfaqësuesit e klubeve në emër të KE të FFK-së i përshëndeti dhe u dëshiroj suksese kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, deri më pas filloi tërheqja e goglave nga vazo për çiftet e kësaj faze.
Fituesja e kësaj gare në edicionin e kaluar, Llapi, do të jetë mysafire e Lirisë, derisa mjaft interesante pritet të jenë ndeshjet Prishtina-Dukagjini dhe Flamurtari-Vushtrria. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 4 e 5 shkurt, 2023.
Çiftet komplete të 1/8 së finales:
Flamurtari – Vushtrria
Malisheva – Fushë Kosova
Prishtina – Dukagjini
Ballkani – A&N
Feronikeli ’74 – Trepça
Liria – Llapi
Gjilani – Vjosa
Behari – Prizreni